Insajderi
Insajderi

“Një psikopat si ti, veç në VV ka vend” – qytetarët revoltohen me shkrimin e radikalit, Hysamedin Feraj

Insajderi
26 September 2022 - 14:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Një psikopat si ti, veç në VV ka vend” – qytetarët  revoltohen me shkrimin e radikalit, Hysamedin Feraj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij”, kjo deklaratë e radikalit njëherit këshilltarit të kryeministrit, Albin Kurti ka nxitur reagime të shumta. Shkrimi i tij në Facebook, është vërshuar nga komentet kritikuese ndaj Ferajt, shkruan Insajderi.

Një qytetar nën shkrimin e tij ka shkruar se “Një psikopat si ti veç në Vetëvendosje ka vend”.


Një tjetër komenton “mbetje e komunizmit”. “Oj mbeturin plehrash o fashist o çetnik”, shkruan tjetri.

Video

Edhe reperi Gold AG, ka komentuar në statusin e Ferajt.

Ai ka kritikuar radikalin për gjuhën e përdorur përmes këtij komenti, Gold Ag tha se është historia që flet për Haradinajt, ndërsa i tha atij se ai do jetë i harruar shpejt kur të vdes.

“Historia do t’flet gjithmonë për vëllezërit Haradinaj, për ata që ranë e ata që jan gjallë. E ti ditën e tretë t’pames ki mu harru o i harrur”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark