×
  • Lajme
  • Insajderi

    Buzhala për radikalin Feraj: Kësaj qenie duhet me ia ndalu Kosovën

    Insajderi
    26 September 2022 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj i cili më herët tha “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllëzërit e tij”.

    Buzhala përmes një statusi tha se është Ferajt duhet t’i ndalohet Kosova.

    “Kurrë ofendim më të madh kurrkush nuk ka bo ndaj familjës Haradinaj dhe ndaj luftës. Kësaj qenie duhet me ia ndalu Kosovën. Turp për LVV’në që e lën brenda edhe më tutje”, ka shkruar Buzhala.

    Feraj, i cili është i njohur për gjuhën e përsëritshme linçuese, shtroi pyetjen se “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllëzërit e tij”.

    Ndryshe, edhe Kurti ditën e djeshme i quajti sindikalistët si të PAN-it, koalicioni i dikurshëm i qeverisë së Kosovës që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark