×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mirena për radikalin Feraj: Shumë qenie e ndyer

    Insajderi
    26 September 2022 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij” – kjo deklaratë skandaloze e radikalit, Hysamedin Feraj ka nxitur reagime të shumta në vend. Së fundmi ka reaguar edhe gazetari, Ilir Mirena, shkruan Insajderi.

    Mirena e ka kritikuar ashpër këshilltarin e Albin Kurtit, duke e quajtur “qenie të ndyer”.

    Mes tjerash ai shkruan “Paramendoni, ky i jep këshilla dhe e influencon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin… 🤮”.

    Reagimi i plotë:

    Shume qenie e ndyer duhet te jesh me shtru dilema se pse nuk u vrave ti ne lufte po Luan Haradinaj, vellai, qe t’vrame ti e ke bartur n’shpin neper male…

    Duhet te jesh qenie si Hysamedin Feraj!

    Paramendoni, ky i jep keshilla dhe e influencon kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin… 🤮

    Edhe zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj ndaj Ramush Haradinajt.

    Blaka në reagimin e tij tha se Feraj s`ka qenë i rrezikuar as të burgosej as të vritej, dhe se në kohën kur kjo u ndodhte shqiptarëve ai ka qenë duke u fshehur skutave, shkruan Insajderi.

    “Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet. Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta”.

    Më tej Blaka ka deklaruar se nuk mund të jesh shqipar nëse e urren kaq shumë UÇK-në.

    “Gjithëherë besnik ndaj Serbisë, gjithëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të shenjtë, gjithëherë duke pëllitur për interesat e Serbisë. Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tone”, tha Blaka.

    “Sa i përket të burgosurve, prapë e shtrojmë pyetjen: sa të ish të burgosur në Jugosllavi kanë dhënë konferenca për media? Vetëm një. Sa i përket të rënëve, ata janë krenaria jonë, ndërgjegja jonë kombëtare”, tha Blaka.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark