Rezultatet e prezantuara online nga KQZ-ja, deri më tani prinë koalicioni PDK-AAK-Nisma, më 34.59%, apo 224 mijë e 704 vota.
Në vendin e dytë vazhdon të qëndrojë Lëvizja Vetëvendosje, më 26.64 %, apo 173 mijë e 37 vota.
Ajo pasohet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa-LD, që zyrtarisht njihet si LDK-AKR, kanë fituar 25.80%, apo 167 mijë e 634 vota.
Kurse në vendin e katërt vazhdon të jetë Lista Serbe më 5.67%, apo 36 mijë e 838 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që në orët e pasdites të dalë me rezultatet preliminare të votimit./Insajderi.com