×
  • Showbiz
  • Show

    Zbulohet e vërteta se a janë në lidhje dashurie Dua Lipa dhe Trevor Noah

    Insajderi
    02 October 2022 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylli i muzikës Dua Lipa dhe komediani Trevor Noah, thuhet se janë “thjesht miq” edhe pse u panë duke shijuar darkën së bashku në fillim të kësaj jave.

    26-vjeçarja u përfol se ishte në lidhje me prezantuesin e “The Daily Show”, 38-vjeç, pasi u fotografuan në disa momente të afërta, por një burim tani ka zbuluar se dyshja janë vetëm miq të mirë.

    “Pavarësisht thashethemeve se ata po takohen, ata janë thjesht miq”, tha një burim i revistës People.

    Pretendimet vijnë pasi në një nga fotografitë dukej sikur Trevor po i dhuronte një puthje në buzë.

    Autorja e “One Kiss” u ‘godit’ në atë që ishte padyshim një takim, megjithëse ata janë në fazat e hershme të njohjes me njëri-tjetrin.

    Pas përfundimit të takimit të tyre, ata të dy shkuan në shtëpi ndaras.

    “Padyshim që ka interes në të dyja anët”, u tha në vazhdim.

    Romanca e supozuar me Noah vjen pas lidhjes së Duas me modelin amerikan, Anwar Hadid.

    Me këtë të fundit kanë qenë bashkë për afro dy vjet. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark