Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj personit që importonte e shiste armë të paautorizuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj personit që importonte e shiste armë të paautorizuara

    Insajderi
    17 October 2022 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale nga ngritur aktakuzë ndaj D.M, i dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armeve apo materialeve plasëse”, shkruan Insajderi.

    Siç njofton prokuroria, i njëjti gjatë hyrjes në territorin e Kosovës ka vepruar kundërligjshëm duke futur armë apo materie plasëse brenda dhe jashtë vendit.

    Ai potencohet të ketë pasur 4 paketime me municion me katërmijë (4000) copë fishekë në bagazhin e veturës VW Golf 3, po ashtu në shtëpinë e të akuzuarit është gjetur armë AK 47 dhe tre (3) karikator.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me iniciale D.M. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se i pandehuri D.M. gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, në pikë kalimin kufitar të Jarinjës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka vepruar në kundërshtim të Ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, ashtu që me qëllim të importit dhe eksportit, ka poseduar katër (4) paketime me municion me katërmijë (4000) copë fishekë në bagazhin e veturës VW Golf 3, po ashtu në shtëpinë e të akuzuarit është gjetur armë AK 47 dhe tre (3) karikator”, thuhet në njoftimin e prokurorisë përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark