×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria Kurti krenohet me punën e prokurorit që e futi në burg Berat Lahun

    Insajderi
    17 October 2022 - 15:29

    Qeveria Kurti në mesin e 5 top sukseseve të javës ka futur edhe një aksion për të cilin nuk ka pasur haber as kur nis e as kur përfundon. Përkundër që s’ka pasur fare të bëjë me Qeverinë Kurti, zyrtarët e kësaj qeverie e kanë listuar si sukses të tyre aksionin e prokurorit Rasim Maloku për sekuestrimin e rreth 100 vilave në Brezovicë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Rasti ‘Brezovica’ nga Qeveria Kurti është listuar si ngjarja e dytë më e rëndësishme, përkatësisht si e suksesshme për ekzekutivin.

    Brenda javës u sekuestruan më shumë vila se që ishin ndërtuar jashtëligjshëm në 20 vitet e fundit së bashku”, njofton Qeveria.

    Mirëpo, Qeveria Kurti është ajo që ankohet tërë kohën që nuk ka ndikimin në Këshillin Prokurorial.

    Ministria e Drejtësisë tash e 18 muaj vazhdon një betejë publike me Këshillin Prokurorial dhe ia faturon atij të gjitha dështimet. Po ashtu, Ministria e Drejtësisë ka shtyrë përpara ndryshimin e ligjit për emërimin e anëtarëve të Këshillit Prokurorial, duke u arsyetuar me faktin se përbërja aktuale nuk garanton sukses në luftimin e krimit e korrupsionit.

    Përkundër kësaj beteje publike, për të cilën është njoftuar opinioni publik, zyrtarë të Qeverisë Kurti duket se kanë besuar se lehtësisht mund të vjedhin kreditët e punës që ka bërë prokurori Maloku në Brezovicë.

    E vetmja ndërlidhje e partisë në pushtet me aksionin Brezovica është një person i përveçëm. Është Berat Lahu. Aktivist shumëvjeçar i “Vetëvendosje”, i cili njëherit është dhëndër i Lliburn Aliut, është arrestuar me urdhër të prokurorit Rasim Maloku nën dyshimin për marrje ryshfeti për të lejuar ndërtimin e kundërligjshëm të vilave në zonën turistike “Brezovica”.

    /GazetaInsajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark