×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kaq kushtoi ora unike që Benzema e barti në ceremoninë e Topit të Artë

    Insajderi
    24 October 2022 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Karim Benzema e mbante në dorë një orë “Richard Mille RM 65-01” në ceremoninë e Topit të Artë të së hënës – e përshkruar si ora “më komplekse” e kësaj marke.

    Sulmuesi i Real Madridit e fitoi Topin e Artë për herë të parë në karrierën e tij pasi shënoi 44 gola në 46 ndeshje sezonin e kaluar.

    Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës

    Afrim Muçiqi i quan kolegët rrenca: Askush nuk i merr 15 mijë euro në dasm…
    Benzema ndihmoi Los Blancos në La Liga dhe në triumfin në Ligën e Kampionëve, me 15 gola në këtë të fundit, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të kompeticionit.

    Ai në ceremoninë që u mbajt në Theatre du Chatelet, arriti duke e mbajtur orën e shtrenjtë në kyçin e dorës.

    Ora “RM 65-01” vlen rreth 435,000 funte që është më shumë se paga bazë e çdo futbollisti në Premier League.

    Paga e Cristiano Ronaldos në Manchester United është 360,000 funte.

    Besohet se ora u testua për pesë vjet, para se të dilte në treg.

    Një përshkrim zyrtar i orës thotë: “Kulminacioni i rreth pesë viteve të zhvillimit, ky kronografi automatik në disa sekonda është ora më komplekse që ka dalë ndonjëherë nga punëtoritë e Richard Mille”.

    “Ky model mishëron plotësisht qasjen teknike të markës falë kombinimit të disa funksioneve shtesë, një arkitekture shumë specifike dhe një estetikë jashtëzakonisht të lartë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark