×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Diell e vransira, ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

    Insajderi
    07 November 2022 - 08:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sërish mot stabil gjatë javës, por jo me temperatura shumë të larta, parashikon “Prishtina Weather”.

    Kalimi i një fronti nga dita e premte sjell vransira dhe mundësi për të reshura shiu, që mund të vazhdojnë edhe ditën e shtunë.

    Në ditët e ardhshme, moti më i qëndrueshëm, me qarkullim jo të mjaftueshëm ajror, sjell  rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta  e shumë të dobëta, apo të pashëndetshme.

    Datat:

    7.11 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës intervale me diell.  Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave.

    8.11 – Paradite vransira, që shpërndahen gjatë ditës, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.

    9.11 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.

    10.11 – Kryesisht me diell.  Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull.

    11.11 – Kryesisht me vransira, pasdite shkurtimisht me mundësi për riga lokale shiu.

    Temperaturat nuk do të jenë në vlera shumë të larta.  Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 7C, e ato maksimale rriten në 16C e 18C, derisa ditën e premte mund të pësojnë rënie të lehtë në 13C.

    Do ketë më shumë qetësi, por se frynë kohëpaskohe erëra të lehta nga krahu jugor 2-6m/s.  Ditën e premte edhe mesatare nga veriu 4-8m/s.

    Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark