“Nashta ka shku me ruajt kufirin”, kështu ka ironizuar sot deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica kur deshi të parashtrojë një pyetje për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Insajderi.
Reçica nuk e parashtrojë pyetjen pasi mungonte Sveçla.
“Ministri mdoket s’qenka këtu, nashta ka shku me rujt kufirin atje”, ka thënë deputeti i PDK-së.
Për pyetjen që donte ta parashtronte, deputeti tha se po e pret ministrin që “ta kryej ndërrimin”.
“Po e pres Ministrin, kur te kryen ndërrimin, pastaj ia parashtroj pyetjen”, ka thënë Reçica.
Pyetja e tij ishte lidhur me mos lëshimin e pasaportave dhe dokumenteve të tjera identifikuese.