Është arrestuar në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar i dyshuari mashkulli shqiptar-shtetas i Serbisë.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari ka qenë person i kërkuar dhe është arrestuar në Kamenicë ditën e djeshme.
Në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë së Kosovës;
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Kamenicë 27.11.2022-17:10. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar-shtetas i Serbisë dhe i njëjti, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.