×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avdyli bën thirrje të bëhemi patriotë: Serbia po blen armatim me paratë tona, mos i konsumoni produktet e tyre

    Insajderi
    29 November 2022 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë “Guxo” Haxhi Avdyli ka kërkuar nga qytetarët që të mos konsumojnë produkte serbe, pasi që me këtë sipas tij, ata indirekt po e financojnë ushtrinë serbe.

    Haxhiu në një postim në Facebook, ka shkruar se pasi që përfunduan festimet patriotike, qytetarët kosovarë duhet të jenë patriot dhe në mënyrën se çfarë produkte konsumojnë.

    Postimi i plotë:

    Tani pasi përfunduan festimet patriotike, nga sot të nisim pernime të konsumojmë në mënyrë patriotike.

    Konsumimi i produkteve mbarëkombëtare, rrisin punësimin e bashkatdhetarëve tanë, rrisin zhvillimin, dhe forcojnë shtetet tona. Kurse konsumimi i produkteve serbe, rrisin përqindjen e tatimeve për shtetin, i cili atë fitim po shfrytëzon me ble armatim.

    Prandaj sa herë do bleni një produkt Serb, sa do i lirë, ju indirekt po e financoni ushtrinë Serbe. E meqë armatimet Serbe nuk po blehen që të përdoren kundër Kinezëve, mundësia më e madhe është të përdoren kundër nesh, apo fëmijëve tanë.

    Bëhu patriot.

    #blejprodhimevendore

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark