Humanisti Halil Kastrati ka reaguar për vrasjen që tronditi Kosovën ku dyshohet se ish-burri ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë.
Kastrati ka reaguar nëpërmjet rrjetit social “Instagram”.
“Udhëzona, o Zot. E paimagjinueshme”, ka shkruar Kastrati.
“Në vendin ku nis jeta, nënës shtatzënë ju mor jeta. Kush vret një njeri është sikur ta ketë vrarë mbarë njerëzimin”, theksohet në reagimin e Kastratit.
Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga ish- burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë.
Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.
Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së kishte dalur për të blerë disa gjëra ushqimore.
Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.
Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.
Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.
Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës të moshës 35 vjeçe.