×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    35 vjeçarja që u vra në QKUK, i kishte ofruar para të dyshuarit, vetëm për ta lënë të qetë

    Insajderi
    02 December 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hamide Magashi, 35 vjeçare që u vra nga ish-burri i saj, në duar të shtetit e kishte denoncuar për dhunë disa herë ish-burrin. Ndaj të dyshuari për vrasjen Sokol Halili ishte ngritur aktakuzë për “Kanosje”, dhe kishte një urdhër gjykate të mos i afrohej asaj.

    Një detaj nga kjo ngjarje ka dalur nga dëshmia që kishte dhënë Sokol Halil, në korrik të këtij viti kur ishte arrestuar për dhunë.

    Sipas kallxo.com, në procesverbalin e kësaj seance, ka qenë vetë, Sokol Halili, i cili ka deklaruar, se tashmë e ndjera Hamide Megashi, i kishte ofruar para, vetëm e vetëm, për ta lënë atë të qetë, dhe që ajo të shkonte te shtëpia e prindërve të saj.

    Më ka premtu një shumë të madhe të pareve veç me e lanë me shku te shtëpia e babës, më ka thanë martohu me kë të duash, vetëm më lë rehat mua dhe fëmiun”- përshkruhet në procesverbalin gjyqësor.

    Ndër të tjera, aty thuhet se Halili, edhe para Gjykatës, ka treguar këmbënguljen e tij, se nuk do ta lejoj të lirë ish bashkëshorten e tij, me motivin se ajo po e mbante djalin e tyre në bark.

    Kujtojmë se urdhëri mbrojtës i lëshuar nga Gjykata, nuk e ndihmoi viktimën, pasiqë ai u thye dhe në oborrin e QKUK-së, tashmë i dyshuari Sokol Halili e vrau atë, pa hasur në asnjë pengesë, për të hyrë e pastaj për ta kryer aktin, përballë Gjinekologjisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark