×
Insajderi

 Banditët e veriut sulmojnë me armë të gjata Policinë e Kosovës, lëndohet njëri prej tyre

Insajderi
09 December 2022 - 01:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kohës kur njesitet policore kanë qenë në patrullim në Zveçan janë sulmuar nga disa persona. 

Sipas njoftimit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë

Njoftimi i Policisë:

Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.

Gazeta Insajderi mbi këtë çështje i ka shkruar Policisë para orës 00:00, por zëdhënësi Besim Hoti nuk është pergjigjur.

Gazeta Insajderi për këtë informatw e ka pyetur edhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën, si dhe kryeministrin Albin  Kurti, por asnjëri nuk ka kthyer përgjigje.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark