Nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn duket se po i ndanë vetë gjumi. Brenda një jave ata u panë tre herë bashkë në ndeja.
Kësaj radhe i ka ftuar në shtëpinë e tij deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati.
“Sonte në shtëpinë time mirëprita disa nga personalitetet kryesore të UÇK-së të cilëve historia ju dha një rol sakrifikues në luftën tonë çlirimtare. UÇK NA BASHKON!”, ka shkruar Kastrati në mbi fotografitë e publikuara në Facebook.
Ditë më parë ata u panë në një sofër të rrumbullakët nën freskimin e alkoolit dhe mishit.
Gazeta Insajderi ka raportuar para disa dite se Limaj është i preferuari i gardës së vjetër për të kandiduar për kryetar të PDK’së, në momentin kur do të mbahen zgjedhjet e brendshme.