Këshilli i Evropës sot do të diskutojë për tensionet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ku tutje bëhet e ditur se diskutimi për Kosovën dhe Serbinë do të nis sot nga ora 11:00.
Gjatë këtij sesioni i cili do të nis sot dhe do të zgjas deri më 27 janar 2023, do të ketë fjalime edhe nga kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdóttir dhe Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.