Sot është bërë saktësisht një vit nga ngjarja që ndryshoi botën, fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
Në agresionin brutal rus kundër Ukrainës, mijëra njerëz vdiqën, miliona u zhvendosën dhe qytetet ukrainase u shkatërruan, ekonomia u rikthye me dekada prapa.
Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar të gjithë ata që humbën jetën në atë që ajo e quajti si luftë brutale e gjenocidale të Rusisë.
Osmani u shpreh se kjo luftë ka bashkuar botën demokratike.
“Mbi të gjitha ka treguar se shpirti i popullit të Ukrainës është i pathyeshëm. Siç e dinë shumë mirë populli i Kosovës, brutaliteti dhe agresioni nuk mund të pengojnë kurrë vullnetin e popujve për të qenë të lirë”, tha ajo.
Tutje presidentja tha se “lufta e tyre është lufta jonë”.
Tutje, ajo tha se “lufta e tyre është lufta jonë” dhe se sipas saj, triumfi i drejtësisë dhe lirisë së demokracisë në Ukrainë do të jetë fitore për demokracitë kudo në botë.