Ushtarakët e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes kanë vizituar sot familjet e dëshmorëve në Komunat: Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani Elezit. Ata takuan 98 nëna dhe gra të dëshmorëve të UÇK-së.
Vizita është bërë në shenjë respekti dhe mirënjohje për sakrificën njerëzore të nënave.
“Mesazhi i shumë nënave gjatë vizitës ishte “mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, “edhe nëse sot vdes, nuk më mbetet merak vetëm a më erdh Ushtria e Kosovës në shtëpi”.
“Nderi dhe respekti u takon nenave tona e në veqanti nenave të deshmorve, ndërsa lavdia u takon vetëm dëshmorëve të kombit! Urime 8 Marsi Nëne!”, thuhet në njoftimin e FSK.