Insajderi
Insajderi

Lajçak zbulon takimin e fundit që pati dje për dialogun: I fundit por jo më pak i rëndësishmi

Insajderi
11 March 2023 - 09:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lajçak zbulon takimin e fundit që pati dje për dialogun: I fundit por jo më pak i rëndësishmi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, e informova komunitetin ndërkombëtar në Kosovë për gjendjen e dialogut, hapat e ardhshëm dhe pritjet tona për ditët dhe javët në vijim. Mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tyre”, shkroi Lajçak.

Zyrtari i BE-së qëndroi për dy ditë në Kosovë një javë para takimit në Ohër ku pritshmëritë janë që të dakordohet mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Përpos takimeve me krerët shtetërorë, Lajçak shkoi edhe tek partitë opozitarë të cilët kanë shprehur rezervat e tyre për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjithashtu, Lajçak ka zhvilluar takime edhe me Listën Serbe dhe shefin e UNMIK-ut e të EULEX-it si dhe komandantin e KFOR-it.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark