×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti i mashtrimit me ‘Call Center’, Gjykata Apelit merr vendim

    Insajderi
    14 March 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të arrestuarit në muajin nëntor të vitit 2022 nën dyshimin se kanë mashtruar njerëz me biznesin e “Call Center”, pronari Omer Tene së bashku me bashkëshorten e tij, Enesa Tene dhe 12 të akuzuarit e tjerë do të vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së tyre duke e cilësuar si të pabazuar kërkesën për lirim, shkruan Insajderi.

    Sipas Apelit gjykata ka arsyetim të bazuar që të njëjtit vazhdojnë masën e paraburgimit.

    Përveç Omer e Enesa Tene në pranga kanë përfunduar edhe  Altin Gashi, Bindi Balidemaj, Artan Ademaj, Lauresa Hoxha, Lirie Gegaj, Dibran Morina, Albion Selmanaj, Ilir Kadishani, Joana Llapi, Kujtim Islamaj, Marigona Pepiqi dhe Vildane Kosumi.

    Sipas avokatëve të tyre ndaj të pandehurve mungon dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale.

    Në ankesën e paraqitur nga ana e mbrojtësve të pandehurve Enesa Tene, av. Agron Selimaj, Altin Gashi, av, Erina Berisha, Kujtim Islamaj, av. Veton Rrecaj, Dibran Morina, av,Nora Grajçevci- Mehmeti, Omer Tene, av. Behar Ejupi e Besnik Beqiri, Albion Selmanaj, av. Isuf Makolli, Joana Llapi, av. Sarandë Beqiri, Bindi Balidemaj, av. Afrim Salihu, Marigona Pepiq, av, Adnan Pacolli, Lauresa Hoxha, av. Majlinda Sadikaj, Vildane Kosumi, av. Kushtrim Muqaj, Artan Ademaj, av. Ridvan Kajtazi, Ilir Kadishani, av. Haxhi Millaku, Ilire Gegaj, av. Jeton Maqedonci, konsideroj se aktvendim i ankimuar është marrë me shkelej esenciale te dispozitave të procedurës penale, vërtetimet të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike si dhe me shkelje te ligjit penale, e nga kjo mbrojtësit konsiderojnë se ndaj të pandehurve mungon dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale, e po ashtu nga ana e prokurorisë ne kërkesën e bërë për vazhdimin e masës së paraburgimit si dhe në aktvendimin e ankimuar nuk kemi konkretizim te veprimeve për secilën te pandehur ne drejtim për dyshimin e bazuar te veprave penale”, thuhet në ankesën, të cilin e ka siguruar Insajderin.

    Sipas mbrojtjes gjykata po bën shkelje edhe tek pjesa e masës së paraburgimit.

    “…ndaj të pandehurve masë e paraburgimit duhet të hiqet ose te zëvendësohet me ndonjë masë më të butë, andaj mbrojtësit e te pandehurve propozoj si më lartë”, thuhet në ankesë.

    E krejt këto arsyetimet sipas Apelit janë të bazuara.

    Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, pretendimet e mësipërme ankimore janë të pabazuara, ngase në aktvendimin e ankimuar, gjykata e shkallës së parë drejtë ka arsyetuar dyshimi e bazuar se të pandehurit i kanë kryer veprat penale për të cilën dyshohet dhe se të pandehurit kane vepruar si punëtorë te qendrës se thirrjeve ne kompaninë “O.T- Capitold LC” në Prishtinë, pronë e të pandehurit Omer Tene, dhe atë e pandehura Enesa tene si menagiere”, thuhet tutje përcjell Insajderi.

    Në dosjen fillestare të Prokurorisë që e kishte siguruar InDoks bëhej me dije se të 14 dyshohen për veprat penale si “Hyrja në sisteme kompjuterike, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”.

    Por, si funksiononte krimi me “Call Center”, për të cilin dyshohen të njëjtit, sipas Dosjes?

    Në krye të operacionit ishte biznesmeni izraelit, Omer Tene, pornari i firmës “O.T. Capital”, derisa të tjerët sipas Prokurorisë kanë vepruar si punëtorë të qendrës së thirrjeve  me të njëjtin emër.

    Ata, përmes thirrjeve telefonike duke përdorur softver kompjuterik, kanë kontaktuar të dëmtuarit nga vende të ndryshme të botës, me të ardhura të larta, të cilët nuk kishin njohuri në fushën e investimeve, e as në teknologji.

    Të njëjtit iu kanë ofruar të dëmtuarve, të konsideruar edhe si viktima, investime në aksione, para virtuale, forex etj., duke i udhëzuar që të investojnë në ueb faqen të cilën të pandehurit e kanë krijuar vet dhe në të cilën manipulojnë me vlerën e tyre, pretendon Prokuroria.

    Dosja vazhdon duke sqaruar se më pas, viktimat i udhëzojnë që në kompjuter të instalojnë softver për qasje nga distanca për “ndërmjetësues” për të bërë më shpejt investimin, ndërsa në fund të hollat nga viktima kanë shkuar në xhirollogaritë të bizneseve të ndryshme fiktive, e nga aty në llogari të biznesit “O.T. Capital LL.C”- pronë e izraelitit Omer Tene.

    InDoks ka tentuar që të marrë prononcim edhe nga avokati i tij, fill pas seancës, por as ai nuk ka pranuar që të flas në emër të Omer Tene.

    Tene së bashku me të dyshuarit tjerë u arrestuan në muajin nëntor të vitit 2022 dhe nga ajo kohë po qëndrojnë në paraburgim nën dyshimin se kanë mashtruar njerëz me biznesin e “Call Center”.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark