Shefi ekzekutiv i kompanive Twitter, Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka thënë se nëse ish-presidenti i ShBA’së Donald Trump arrestohet ai do të rizgjidhet President në zgjedhjet e ardhshme.
Këtë deklaratë, Musk e bëri përmes një postimi në rrjetin social Twitter, i cili bëri një ‘retweet’ një postim ku raportohej arrestimi i mundshëm i Trumpit.
“Nëse kjo ndodh, Trump do të rizgjidhet me një fitore bindëse”, ka shkruar miliarderi.
Trump qysh moti e ka bërë të ditur se do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së që do të mbahen në vitin 2024.
Ai deklaroi të shtunën se “rrjedhjet e paligjshme” kanë treguar se ai do të arrestohet të martën dhe iu bëri thirrje mbështetësve të protestojnë.
If this happens, it will be the beginning of Trump’s reelection. https://t.co/sQJsHsrib0
— Viva Frei (@thevivafrei) March 17, 2023