×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet 18 vjeçari

    Insajderi
    21 March 2023 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjuajtje me armë zjarri është raportuar në rrugën “Sulejman Hadum Aga” në Gjakovë.

    Policia në Gjakovë me të pranuar informatë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar B.P., 18 vjeç, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

    Gjatë kontrollimit, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy gëzhoja.

    Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 24 orë.

    “Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark