Sot qeveria e Kosovës ka miratuar sanksionet e reja ndaj grupit kriminal rus, Wagner.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë masa kufizuese ndaj grupit Wagner, duke përfshirë edhe rrjetin mbështetës global të tyre.
“MPJ-ja propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të qeverisë të marrë më 16 maj 2022, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA-ja e që implementohen nga Kosova në raport me obligimet ndërkombëtare ndaj grupit Wagner si dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatës luftarake ruse”, tha Bislimi.
Kujtojmë se ShBA-të sanksionuan tetë individë të këtij grupi, 16 subjekte dhe katër avionë, duke degraduar kapacitetet e Federatës Ruse për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës.