Sot ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi feston ditëlindjen e 55-të. Kjo ditëlindje e gjeti larg të afërmve, pasi ai ndodhet në Hagë që nga viti 2020.
Me këtë rast, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka uruar Thaçin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Urime ditëlindja President Thaçi. Dielli do të lindë përsëri.”, ka shkruar Çitaku.
Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.