E përjavshmja tiranase për letërsi dhe kulturë “ExLibris” nderohet me mirënjohje nga Panairi i Librit “Kamza lexon 2”.
Në motivacionin e nderimit thuhet se “ExLibris” është një platformë e rëndësishme letrare dhe kulturore, që kultivon shijet artistike të publik dhe promovon letërsinë dhe autorët shqiptarë, duke i dhënë zë kritikës letrare dhe vëzhgimeve mbi artin.
E përjavshmja letrare “ExLibris” është një pasqyrë dinjitoze e zhvillimeve të sotme letrare dhe kulturore shqiptare, duke qenë një udhërrëfyes i vlerave të mirëfillta në fushën e artit letrar. Është gazetë letrare e së shtunës, meqë botohet çdo të shtunë dhe shpërndahet në shumë pika në Shqipëri dhe Kosovë (Prishtinë, afër Radio Kosovës). Të shtunën e kaluar është botuar numri i 231-të i kësaj gazete.
Kryeredaktor dhe themelues i së përjavshmes “ExLibris” është Bujar Hudhri, i cili për shumë vite ishte drejtues i shtëpisë së njohur botuese “Onufri”.