"Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran" - Hoti: Hap drejt vendosjes së sistemit komunist - Insajderi
×
Insajderi

“Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran” – Hoti: Hap drejt vendosjes së sistemit komunist

Insajderi
08 May 2023 - 20:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet ‘hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar’.

Qeverinë aktuale Hoti i ka quajtur si “majistë” dhe se sipas tij, të njëjtit po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë. Ai ka thënë se këta janë për “ekonomi të komanduar me elemente komunizmi”.

“Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste:- ulja e pagave, – ligji për çmimet maksimale, – vendimi për caktimin e marzhave të fitimit, – tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike, – marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark