Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është takuar me tenistin serb, Novak Gjokoviq.
Ky takim i tyre ndodhi në duelin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Interit.
Gjokoviq shpesh ka përkrahur publikisht thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve.
“Mbrëmë një ndeshje miqësore me të madhin Nole në San Siro. Është e vërtetë që bëmë tifo për ekipe të ndryshme dhe se prape u largova nga stadiumi me i kënaqur pas lojës madhështore të Interit, por nuk ndikoi shumë në disponimin e mirë të kampionit të botës dhe njeriut të madh si Gjokoviq”, shkroi ai.