Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, i cili i dha merita Isa Mustafës për letrën garantuese të Federica Mogherinit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Haziri tha se nëse Konjufca ia dha dorën Mustafës për letrën e Mogherinit, për çështjen e Asociacionit duhet ta përqafë.
“Dy fjalë për Glauk Konjufcën: Nëse për letrën e Mogherinit ia dhe dorën Isa Mustafës, për rolin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin duhesh me e përqafë. Përtej kësaj, më mirë vonë se kurrë!”, ka shkruar Haziri në Twitter.
Dy fjalë për Glauk Konjufcën: Nëse për letrën e Mogherinit ia dhe dorën Isa Mustafës, për rolin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin duhesh me e përqafë. Përtej kësaj, më mirë vonë se kurrë! pic.twitter.com/SWIQmv64Kt
— Lutfi Haziri (@LutfiHaziri) May 12, 2023