Dyshja e suksesshme dhe shumë e dashur për publikun, Yll Limani dhe Dafina Zeqiri janë bërë bashkë për një duet të radhës.
Artistët kanë publikuar bashkëpunimin e shumëpritur “Kaje”, të cilin e paralajmëruan prej javësh.
Kënga mban titullin “Kaje” dhe erdhi e shoqëruar edhe me videoklip dhe tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar në YouTube.
Muzika dhe teksti i këngës janë realizuar nga vetë Ylli, ndëra producent është Fatjon Miftari.
Puna për videoklip iu besua produksionit “Fati/TV”, me regji nga Ari Dalladaku.