Përmes një videoje, Lëvizja Vetëvendosje ka goditur partitë opozitare pasi PDK mori vendim për shkëputje të komunikimit me Kurtin dhe Osmanit, ndërsa LDK për bojkotim të mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit.
Kjo video ka nxitur reagime të shumta nga opozita.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri, ka ka thënë se kjo video tregon që pushteti është në panik dhe se kanë frikë nga kjo opozitë.
Ai ka thënë se kjo Qeveri do të bie dhe disa nga ta do të shkojnë në shtëpi e disa në burgje.
“Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku. Sot e paska publiku një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejtë do t’ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje”, ka shkruar Tahiri.
Partitë opozitare po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti pas zhvillimeve të në veri, ku po e akuzojnë Qeverinë aktuale për prishje të raporteve me aleatët.