Është hapur edicioni i XV-të i Panairit të Librit në Prizren.
Nga data 26 deri më 31 korrik, në Sheshin e Lidhjes në Prizren do të mbahet edicioni i XV-të i Panairit të Librit “Prizreni 2023”
Edhe në këtë edicion të panairit të librit do të marrin pjesë shtëpitë botuese nga Kosova dhe Shqipëria, njoftojnë organizatorët e këtij Panairi nga Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale.
Në kuadër të edicionit të XV-të të panairit të librit do të mbahen edhe mbrëmjet letrare me autorë nga Kosova, Shqipëria dhe Turqia.
Orari i programit letrar
Vendi: Keji përballë xhamisë së Sinan Pashës
E Mërkurë, 26 korrik 2023, ora 20:30 Qazim Thaqi, poet nga Prizreni Alfred Cako, publicist nga Tirana Arben Kondi, autor nga Tirana
E Enjte, 27 korrik 2023, ora 20:30 Shpresa Zurnaxhiu, poete nga Prizreni me banim në Turqi Melis Bozkurt, shkrimtare nga Turqia
E Premte, 28 korrik 2023, ora 20:30 Prof.Dr. Nexhat Çoçaj, autor nga Prizreni Prof.Dr. Emin Z. Emini, autor nga Prishtina.