Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nesër do pranojnë një ofertë nga Komuna e Prishtinës sa i përket punëtorëve teknik që janë në grevë.
Azemi shkroi në “Facebook” se pas kësaj ata do vlerësojnë se a do të pranohet oferta.
“Nesër pritet që komuna e Prishtinës të më ofroi ofertën për rritjen e pagës për puntorët që janë në grevë , dhe pas kësaj oferte të gjithë anëtarët e sindikatës do të ftoheni dhe do vlerësojmë këtë se a do të jet e pranueshme për ne apo jo ,greva vazhdon ,deri në një vendim tjetër”, tha Azemi.