Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka takuar katër senatorë amerikanë, senatoren Jeanne Shaheen, senatorin Pete Ricketts, senatorin Chris Van Hollen dhe senatorin Chris Murphy.
Kurti ka thënë se gjatë takimit u fol për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë, për të cilin tha se është një shqetësim i përbashkët.
“Fola për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjska, një shqetësim që është i përbashkët. Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e ShBA-së”, shkroi Kurti.
Rikujtojmë se dje ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se ka krisje mes dy vendeve për shkak të vendimeve të fundit të qeverisë.