Kolektivi Feminist në Ditën e Gruas ka organizuar marshin me moton “Marshojmë, s’festojmë”.
Me thirrjet për barazi dhe drejtësi gratë protestuese kanë hedhur ngjyrë dhe tym të kuq para zyreve të stacionit policorë në Prishtinë.
E njëjta është bërë edhe para ndërtesë së Qeverisë, ku të pranishëm kanë qenë edhe një numër i shtuar i forcave policore.