Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, pas publikimit të sondazhit të fundit të realizuar nga kompania UBO Consulting ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“UBO ju paska nxjerr punë këtyre të LDK-së sepse luftën për vend të dytë me PDK-në si duket nuk do ta kenë të lehtë.
Kuptohet, kjo qe shohim këtu është pa diasporen. Nuk po dua të flas më shumë e çka do ndodhë kur t’i shtojmë edhe diasporën…”, u shpreh Dugolli.
Kujtojmë se në sondazh thuhej se Lëvizja Vetëvendosje në tre muajt e fundit ka rritje të lehtë me 49.5 për qind, PDK-ja ka rënë pak me 17.1 për qind, ndërsa LDK-ja ka rënie pak më të madhe me 16 për qind, duke u renditur si forca e tretë politike në Kosovë.
Ky sondazh është realizuar para urdhrit të Qeverisë për tokat e manastirit të Deçanit dhe para se PDK-ja ta shpallte Bedri Hamzën kandidat për kryeministër.