Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë. Burri ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.
Detaje për rastin për Insajderin ka dhënë kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.
Ai konfirmoi se viktima është vrarë më armë zjarri dhe që i dyshuari është arrestuar.
“Unë isha në vend të ngjarjes aty është edhe prokurori kujdestar dhe zëvendësi edhe vetëm e kemi informatën se burri e ka vra gruan. Burri është arrestuar dhe revolja me të cilën është kryer vepra penale është sekuestruar. Për informata tjera do t’ju mbajë të informuar me kohë”, konfirmoi kryeprokurori.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…
Theksojmë se një rast po kaq tronditës ndodhi të premten në qytetin e Ferizaj. Një grua u vra nga ish-bashkëshorti.