Insajderi
Insajderi Video

Balje ia çan hallin Kusarit, pas bisedës me Radojçiqin: Nuk duhet me gjyku veç Mimozën, e ka ba me njerëzit cilët janë mbrapa

Insajderi
10 October 2024 - 23:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Balje ia çan hallin Kusarit, pas bisedës me Radojçiqin: Nuk duhet me gjyku veç Mimozën, e ka ba me njerëzit cilët janë mbrapa
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka folur për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radoiçiq.

Balje për Insajderin ka thënë se Mimoza nuk e ka bërë këtë vet, por ka pasur dritë të gjelbër nga njerëzit që janë mbrapa.

Ajo u shpreh se i vje keq për Mimozën dhe se e kupton pozitën e saj.

“Po më vjen shumë keq për Mimozën, sepse Mimoza nuk e ka bë këtë vet. E ka bë me njerëzit cilët janë mbrapa, që kanë jap dritën e gjelbër. Unë mundem me kuptu edhe pozitën e Mimozës, nuk është ferr me sulmu veç me Mimozën. Nëse ne duhet me gjyku, nuk duhet me gjyku veç Mimozën”, ka thënë ajo për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark