
Qe disa ditë, Prishtina është e mbushur me bërllok. Era e rëndë po ndihet gjithkah.
Zgjidhja e radhës e Komunës është koxha “kreative”: punën për heqjen e mbeturinave ia jep një kompanie private – në pronësi të Behram Gashit, ish-menaxher në “Pastrimi”, i shkarkum për dyshime për keqpërdorim të fondeve, tash me aktakuzë aktive.
Po, në vend se me e pritë vendimin e gjykatës për këtë rast, ky tash merret me tenderë.
E as Komuna s’po e sheh këtë si problem. Madje, në tender është përzi edhe gruaja e tij, Xhevrie Gashi.
Skandali s’ndalet – Pavarësisht se tenderi ishte i hapur, Komuna ka negociu në mënyrë tinëzare për një kontratë tjetër me kompaninë e Xhevries, me vlerë të parashikuar 1.2 milionë euro, për Lotin I dhe 800 mijë euro për Lotin II. Më 2 prill, u rekomanduan për kontratë të dy kompanitë
Për këtë dy operatorë tjerë janë ankuar. Eksperti i OSHP-së vërtetoi se ka shkelje në këtë proces, për shkak të procedurave të mbyllura, konkurrencës së anashkaluar – por prapë tha: “Me mbetë në fuqi vendimi i Komunës.” Se përndryshe, s’ka kush e heq bërllokun.
Tash Komuna veç ka shpallë edhe një tender, detajet mund t’i ndiqni përmes stories së realizuar nga gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi, e cila ka kontaktuar Behram e Xhevrie Gashin si dhe drejtorin e Komunës, Bekim Brestovcin.