A ju vjen marre që morën pagë mbi 700 euro për më pak se 40 minuta punë? Deputetët e Kuvendit flasin - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    A ju vjen marre që morën pagë mbi 700 euro për më pak se 40 minuta punë? Deputetët e Kuvendit flasin

    Insajderi
    24 May 2025 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm për angazhimin gjatë muajit prill, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përfituar mbi 700 euro pagë.

    Këto të holla ata i kanë fituar për më pak se 40 minuta punë – çka do të thotë se për çdo minutë janë paguar mbi 18 euro, ndërsa për çdo sekondë më shumë se 30 centë.

    Dje është tentuar për herë të 20-të të bëhet konstituimi i Kuvendit, por as kësaj radhe nuk u arrit një gjë e tillë.

    Gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi, ka pyetur disa nga deputetët “mos vallë ndihen keq që po fitojnë kaq shumë para për kaq pak punë”.

    Përgjigjet e tyre mund t’i ndiqni në videon në vijim.

    Si ndihen që u paguan mbi 700 euro për 40 minuta punë? Deputetët e Kuvendit flasin


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark