“Ishim në gjumë, nuk e dinim sa poshtë kishim rënë, katër viktima kanë mundur të dalin nga shtëpia” – Punimet në rrugën "A" në Prishtinë rrezikojnë familjet? - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Ishim në gjumë, nuk e dinim sa poshtë kishim rënë, katër viktima kanë mundur të dalin nga shtëpia” – Punimet në rrugën “A” në Prishtinë rrezikojnë familjet?

    Insajderi
    31 May 2025 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga projektet për të cilat kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe stafi i tij krenohen më së shumti është ai në rrugën “Jim Xhema”, e njohur ndryshe si “Rruga A”. Por, ende pa u finalizuar ky projekt, janë shënuar disa raste të shembjes së dheut.

    Në dhjetor të vitit të kaluar, një shtëpi në këtë zonë lëvizi tërësisht nga themelet. Katër ditë më parë, një ngjarje e ngjashme rrezikoi të ndodhte edhe me shtëpinë e familjes Maxhuni. Sipas kryefamiljares Shpresa Maxhuni, këtë herë, ndonëse shtëpia nuk u ça apo lëvizi, toka përreth saj u shemb dukshëm.

    Në një intervistë për gazetaren e Insajderit, Dijellza Preniqi, Maxhuni rrëfen momentet dramatike të përjetuara atë natë: Rreth orës 22:00 kemi dëgjuar një krismë shumë të madhe. Është ndërprerë rryma. Fëmijët kanë qenë në gjumë. Me dritën e telefonit kemi arritur të dalim jashtë, pasi nga hyrja kryesore nuk mund të dilnim – nuk e dinim sa poshtë kishim rënë. Një situatë të tillë e kishim pritur, pasi i ka ndodhur edhe fqinjëve. Atë natë, nga kjo shtëpi mund të kishin dalë katër viktima.

    Për këtë situatë të rrezikshme, Maxhuni fajëson Komunën e Prishtinës dhe mënyrën si po realizohen punimet në këtë projekt.

    Për të kuptuar më shumë mbi ngjarjen dhe reagimet e banorëve, ndiqni intervistën në vijim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark