“Iu ka pri krejt grupit atje”- Djali i Haxhiut nga Vushtrria që ndërroi jetë në Mekë tregon fjalët e tij të fundit - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Iu ka pri krejt grupit atje”- Djali i Haxhiut nga Vushtrria që ndërroi jetë në Mekë tregon fjalët e tij të fundit

    Insajderi
    03 June 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avdi Jusufi, një haxhi nga Kosova, ka ndërruar jetë në Mekë gjatë kryerjes së Haxhit.

    Djali i tij, Alaudin Jusufi, ka treguar për Insajderi, se babai i tij kishte qenë edhe më herët në Haxh, por këtë vit kishte vendosur të shkojë sërish si bedel – për të kryer Haxhin për prindërit e tij.

    “Babai para dy vitesh e ka kryer Haxhin për vete dhe ishte kthyer i shëndoshë e mirë. Këtë vit kishte vendosur të shkojë si bedel për njërin prind dhe kishte organizuar një person tjetër për të kryer Haxhin në emër të prindit tjetër”, u shpreh Jusufi.

    Më tutje ai ka thënë se babai i tij e ka udhëhequr gjithë grupin në Mekë para se të vdiste.

    Jusufi ka shpjeguar edhe procedurat e varrimit që janë në Meke.

    Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark