URGJENTE | Ish-infermierja ka nevojë për ndihmë që të shërohet në Turqi: Më duhen 3500 çdo tre javë, pasi Ministria s’po më ndihmon, le t’I tregojnë fëmijëve të mi pse po i lë jetimë - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    URGJENTE | Ish-infermierja ka nevojë për ndihmë që të shërohet në Turqi: Më duhen 3500 çdo tre javë, pasi Ministria s’po më ndihmon, le t’I tregojnë fëmijëve të mi pse po i lë jetimë

    Insajderi
    13 August 2025 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shahe Loshi për 20 vite shërbeu si infermiere në QKUK. Në vitin 2011, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit. Edhe pse trajtimi nuk ishte i lehtë, ajo luftoi me gjithë qenien e saj. Mbi të gjitha, thotë se e bëri këtë për të jetuar sa më gjatë me vajzat e saj të mitura.

    Gjendja e saj shëndetësore, me kalimin e viteve, ndryshoi, derisa para katër vitesh u detyrua të shkonte në Turqi për mjekim. Sipas saj, terapia standarde që ofrohet në Kosovë për këtë diagnozë nuk i bënte më punë.

    Aktualisht, asaj i duhet të bëjë 17 seanca kimioterapie, ku, sipas saj, secila prej tyre kushton 3,500 euro. Të hënën ajo do të udhëtojë drejt këtij shteti, në rast se do të mund t’i sigurojë të hollat, por do të shkojë me zemrën e thyer dhe zhgënjimin e thellë ndaj institucioneve të vendit, gjegjësisht Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ajo thotë se asnjëherë nuk iu mundësua një takim me ministrin Arben Vitia, dhe si përgjigje i thanë se terapinë e saj nuk mund ta paguajnë, por nëse dëshiron, mund të presë derisa t’i ofrohet një zgjidhje.

    Në një intervistë me gazetaren Dijellza Preniqi ajo ka apeluar qytetarët që ta ndihmojnë atë, qoftë edhe me ndonjë shumë simbolike.

    “Vajzat tona janë adoleshente dhe nuk mund ta përballojnë më këtë stres – dhe unë po digjem e gjallë, e pafuqishme përballë një shteti që nuk përgjigjet. Kërkoj ndihmë nga të gjithë ata që munden – qoftë me një shumë simbolike, ose duke ndarë këtë apel. Ndoshta dikush që nuk na njeh mund të na shpëtojë”, ka deklaruar ajo pos tjerash.

    Llogaria ku mund të dhuroni mjetet financiare, për ta ndihmuar ish-infermieren Loshi.

    https://www.gofundme.com/f/help-shahe-beat-cancer?attribution_id=sl:4e04cc6a-0967-4ea1-9039-641272e42758&lang=en_US&ts=1750280600&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_content=amp13_c-amp14_t2&utm_medium=customer&utm_source=whatsapp&v=amp14_t2&fbclid=IwQ0xDSwMJ1mZleHRuA2FlbQIxMQABHqByKmTuVMvmuWBpLBowG3lMhfrQXuXqtddM3pC_3Z0n5knHjPyvk_uqUwEe_aem_-8zGqW9-P7iKxarV7W26Cg

    Banka: NLB
    Nr. i Llogarisë: 1706003412114547
    SwiftCode: NLPR XK PR

    XK051706003412114547


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark