Insajderi
Insajderi Video

Mësuesi që i ngacmoi seksualisht nxënëset e klasës së gjashtë dënohet me burgim-avokatja jep detaje nga rasti

Insajderi
25 October 2025 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mësuesi që i ngacmoi seksualisht nxënëset e klasës së gjashtë dënohet me burgim-avokatja jep detaje nga rasti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast shqetësues dhe i papranueshëm ka ndodhur në një shkollë fillore në vend, ku një mësimdhënës ka përdorur fjalë të rënda dhe të papranueshme gjatë orës mësimore.

Edhe pse menaxhmenti i shkollës është njoftuar për rastin, fillimisht nuk janë ndërmarrë masa ndaj mësimdhënësit, i cili vazhdoi punën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Përballë kësaj situate, disa prej vajzave të dëmtuara vendosën të mos ndjekin më mësimin në orët e tij, ndërsa prindërit e tyre e denoncuan rastin në polici.

Pas hetimeve, ndaj mësimdhënësit u ngrit aktakuzë për ngacmim seksual dhe keqtrajtim, por procesi gjyqësor është zvarritur për vite me radhë.

Vetëm së fundmi, gjykata ka marrë vendimin për ta dënuar atë, duke i dhënë fund pritjes së gjatë për drejtësi.

Ndërkohë, vajzat e ngacmuara tashmë janë në përfundim të shkollës, dhe vendimi i vonuar ka sjellë ndjenjë lehtësimi, por edhe zhgënjimi për vonesat institucionale.

Për të shpjeguar çfarë ndodhi gjatë procesit gjyqësor dhe pse drejtësia u vonua kaq shumë, në një intervistë për gazetaren e Insajderit, Dijellza Preniqi, ka folur Laura Tahiri, avokatja e njërës nga të dëmtuarat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark