Ish-ministri i Qeverisë Kurti, Liburn Aliu, është prezantuar si drejtuesi i ri i Autoritetit Portual Durrës, duke u bërë pjesë e ekzekutivit të Qeverisë së Shqipërisë nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e vlerësoi Aliun si “më të spikaturin ndër kolegët kosovarë që kanë kontribuar në ekzekutivin shqiptar gjatë kësaj dekade”, shkruan Insajderi.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zbuloi pak edhe për jetën private të tij.
“E kemi edhe dhëndër Shqipërie,” — duke nënkuptuar lidhjen e tij në Shqipëri.
“Ai (Aliu) më tha që kam vendosur të dalë nga politika e të vij të jetojë në Shqipëri, duhet ta dini që (Liburni) do jetë dhëndër Shqipërie. Kështu që më shumë anon këndej, nga qytetari shqiptar tashmë, se sa nga ai i Kosovës. Megjithatë, porti është i Shqipërisë, i Kosovës, e i gjithë shqiptarëve”, tha Balluku.