Insajderi
Lajme

“Do jetë dhëndër Shqipërie”, Belinda Balluku zbulon detaje private të Liburn Aliut

Insajderi
28 October 2025 - 12:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Do jetë dhëndër Shqipërie”, Belinda Balluku zbulon detaje private të Liburn Aliut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ministri i Qeverisë Kurti, Liburn Aliu, është prezantuar si drejtuesi i ri i Autoritetit Portual Durrës, duke u bërë pjesë e ekzekutivit të Qeverisë së Shqipërisë nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e vlerësoi Aliun si “më të spikaturin ndër kolegët kosovarë që kanë kontribuar në ekzekutivin shqiptar gjatë kësaj dekade”, shkruan Insajderi.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zbuloi pak edhe për jetën private të tij.

“E kemi edhe dhëndër Shqipërie,” — duke nënkuptuar lidhjen e  tij në Shqipëri.

“Ai (Aliu) më tha që kam vendosur të dalë nga politika e të vij të jetojë në Shqipëri, duhet ta dini që (Liburni) do jetë dhëndër Shqipërie. Kështu që më shumë anon këndej, nga qytetari shqiptar tashmë, se sa nga ai i Kosovës. Megjithatë, porti është i Shqipërisë, i Kosovës, e i gjithë shqiptarëve”, tha Balluku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark