Agron Thaqi, i cili më parë ka drejtuar Departamentin për Laboratore Mjeko-Ligjore, është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore nga Qeveria e Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 23 korrik 2025, pasi konkursi për këtë pozitë kishte përfunduar pa sukses.
Emërimi i tij bëhet në kohën kur Thaqi ka publikuar edhe deklarimin e pasurisë, ku paraqiten të gjitha pasuritë, detyrimet financiare dhe të hyrat e tij nga burime të ndryshme, shkruan Insajderi.
Thaqi deklaron një pasuri të konsiderueshme, që përfshin prona të blera dhe të trashëguara nga familja.
Sipas dokumentit zyrtar, ai zotëron:
Banesë 66.28 metra katror, e blerë në vitin 2016 përmes kredisë-huamarrje, me vlerë 70,000 €, në pronësi të deklaruesit.
Shtëpi 264.00 metra katror, e trashëguar, vlerë 100,000 €.
Tokë 9,568.00 metra katror, e trashëguar, vlerë 28,674 € – pronësi e prindit.
Arë 1954 metra katror, e trashëguar, vlerë 19,540 € – pronësi e prindit.
Tokë 2,293.00 metra katror, e trashëguar, vlerë 19,805 € – pronësi e prindit.
Tokë 6,654.00 metra katror, e trashëguar, vlerë 32,270 € – pronësi e prindit.
Livadh 2293 metra katror, e trashëguar, vlerë 39,080 € – pronësi e prindit.
Tokë 60.00 metra katror, e trashëguar 300 euro, – pronësi e prindit
Livadh 474 metra kator, e trashëguar 4,740 euro- pronësi e prindit
Tokë 1000 metra katror – e blerë me kredi në vitin 2023, 4.500 euro e përbashkët
Tokë 300 metra katror, e blerë në vitin 2024 me kredi e kursime – vlera 53 mijë euro, figuron si e përbashkët.
Në total, Thaqi dhe familja e tij figurojnë të kenë pasuri të paluajtshme mbi 600 mijë euro.

Pasuritë e luajtshme
Vetura Volkswagen, blerë përmes kredisë, vit prodhimi 2017, me vlerë 8,800 €, në pronësi të bashkëshortes.
Ndërkohë, Thaçi ka të raportuara tri kredi aktive:
53,105 euro – kredi për përmirësimin e kushteve të banimit NLB Banka.
1,584 euro – figuron si kredi personale në BKT, në emër të prindërve.
Ndërkohë, kredi ka edhe bashkëshortja e tij, në vlerë prej 5,789 euro.

Të ardhurat vjetore të deklaruesit
Thaqi ka deklaruar të ardhura nga disa burime:
8,332.24 euro – paga neto përmes listës së pagave (Instituti i Mjekësisë Ligjore)
5,635.62 euro – pagesë neto për punë jashtë orarit (Alma Mater Europae Campus College Rezonanca)
141.05 euro – mëditje/udhëtim jashtë vendit (IML)
6,020.15 euro – paga neto shtesë (IML)
769.50 euro – shitje të shërbimeve në sistemin shëndetësor
Të ardhurat e bashkëshortes dhe prindërve
Bashkëshortja:
14,282.61 euro – paga neto (ALK&Kos Pharmaceuticals)
3,151.83 euro – mëditje jashtë vendit (ALK&Kos)
905.00 euro – pagesa sigurimi shëndetësor
740.00 euro – masa financiare për fëmijë (Thesari i Kosovës)
510.00 euro – pushim i lehonisë
Prindërit:
3,250 euro – pension për të verbërit
5,960.00 euro – pranime në llogari nga transferet familjare
1,360.00 euro – pension bazë (Thesari)

Ai nuk ka deklaruar aksione, posedim të kriptovalutave apo letrave me vlerë.
/Insajderi