Korobov, i cili mori postin në vitin 2016, thuhet se vdiq pas “një sëmundjeje serioze dhe të gjatë”.
GRU, këtë vit, është lidhur me një sulm me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia.
Sulmi ka ndodhur në muajin mars në Britani dhe Skripalët i kanë mbijetuar.
Korobov thuhet se është përballur me kritika nga zyrtarët rusë për dështimin e operacionit.
Sulmi dyshohet se është kryer nga Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepiga, të dy të identifikuar nga autoritetet britanike si operativë të GRU-së. /rel