Dy vëllezër janë arrestuar nga policia për shkaktim të lëndimeve të lehta trupore.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.
Sipas policisë, në natën e parë të ndërrimit të mot moteve, vëllezërit kanë sulmuar fizikisht dy kamerierë në një kafeteri të qytetit.
Njëri nga kamerierët si pasojë e sulmit me mjet të fortë kishte pësuar lëndime trupore.
Dy viktimat dhe njëri nga dy vëllezërit kanë marrë tretman mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy vëllezërit të dyshuar janë dërguar në mbajtje.