×
Green

Arsyeja pse duhet të hani farërat e shalqirit në vend se t’i largoni

Insajderi
06 July 2020 - 15:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Shalqinjtë janë një nga ushqimet më freskuese dhe më të shijshme për t’u shijuar në një ditë të nxehtë vere.

Sigurisht, shumica prej nesh i heqim farat ndërsa e presim shalqirin. Pavarësisht nëse kemi frikë të gjatë të fëmijërisë për shalqinj që rriten në barkun tonë (edhe pse ne logjikisht e dimë se është e pamundur) ose jemi thjesht krijesa të zakonit, rezulton se ne po e privojmë veten nga disa lëndë ushqyese të dobishme duke shmangur ato copëza të vogla, transmeton Telegrafi.

Sipas USDA, farat e shalqirit janë burime të shkëlqyera të dy mineraleve të dobishme: magnezit dhe hekurit. Departamenti i shëndetit të SHBA-ve rekomandon që personat e rritur të marrin 320 gramë magnez në ditë. Magnezi shndërron ushqimin në energji dhe promovon funksionimin e muskujve dhe nervave.

Magnezi është gjithashtu i shkëlqyeshëm për uljen e inflamacionit kronik, presionin e lartë të gjakut dhe lehtëson ankthin ose problemet e gjumit.

Një grusht i madh me fara shalqiri përmban 21 gramë lëndë ushqyese.

Sa për hekurin, i cili është thelbësor për shëndetin e gjakut, rritjen fizike, funksionin e qelizave dhe zhvillimi i trurit, departamenti i shëndetësisë në SHBA rekomandon nga 17 deri në 19 gramë për konsumim çdo ditë. Ngrënia e farave të shalqirit do t’ju japë 1.6 gram hekur për sasi ditore./Insajderi.org

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark